Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se shërbimet e inteligjencës kanë identifikuar sinjale që tregojnë për përgatitjen e një sulmi të ri në shkallë të gjerë nga Rusia ndaj territorit ukrainas.
Në një reagim publik, kreu i shtetit ukrainas u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin nga afër zhvillimet, duke theksuar se Moska po vijon të mbështetet te veprimet ushtarake në vend të zgjidhjeve diplomatike.
Zelensky kërkoi gjithashtu shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë përmes sanksioneve të reja, si dhe forcimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore, për të përballuar çdo sulm të mundshëm në të ardhmen.
