Roma është përfshirë nga moti i keq, ndërsa reshje të dendura shiu dhe breshër goditën qytetin duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Situata më problematike u regjistrua në Aeroporti Leonardo da Vinci–Fiumicino, ku për shkak të reshjeve intensive dhe breshërit masiv pista u përmbyt brenda pak minutash.

Uji depërtoi edhe brenda ambienteve të aeroportit, duke prekur disa zona dhe dyqane. Si pasojë e kushteve të vështira të motit u regjistruan vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet momenti kur uji rrjedh nga çatia mbi një tabelë të madhe njoftimesh brenda terminalit, duke krijuar rrezik për pasagjerët dhe stafin e aeroportit. Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të aeroportit.