Në Romë është shpallur gjendja emergjente dhe kjo sipas mediave të huaja për shkak se priten përmbytje masive si pasojë e motit të keq.

Rruga buzë lumit Tiber dhe dikur përdorej për parkimin e varkave, u mbyll për këmbësorët dhe çiklistët.

Niveli i lumit parashikohet të rritet për shkak të shirave të dendur.

Kompanitë që organizojnë udhëtime turistike me varka në lumë kanë pezulluar veprimtarinë e tyre si pasojë e masës paraprake.

Zjarrfikësit ndërhynë në Romë për të evakuuar 80 persona, mes tyre edhe fëmijë, të cilët u bllokuan nga rritja e nivelit të ujit.