Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në fabrikën më të madhe të iPhone në Zhengzhou, Kinë.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjete sociale mund të shihet momenti kur disa punonjës thyejnë kamerat e sigurisë dhe dritaret e fabrikës ku punojnë si dhe dhunojnë me shkelma e shkopinj njerëzit që hasin në rrugë.

Skenat e rralla të protestës së dhunshme vijnë si shenjë zhgënjimi me rregullat super të ashpra të vendit për COVID-19, si dhe problemet me pagesat dhe rregullat e fabrikës së iPhone në Kinë.

Disa prej protestuesve thanë se marshimet e dhunshme të tyre vijnë pas një plani për të vonuar pagesat e bonusit. Njerëzit me kostume dhe shkopinj brohorisnin në rrugë:

Ndërkohë policia përdori edhe gaz lotjsellës për të shpërndarë turmat.