Një dëshmi tronditëse vjen nga një grua britanike e cila i mbijetoi viteve të tëra dhune dhe abuzimi seksual brenda një kulti fetar të quajtur “Scientology”. Tashmë në moshën 60-vjeçare, Danielle Chamberlin ka gjetur forcën për të rrëfyer tmerret që përjetoi që prej moshës 11-vjeçri kur u largua me forcë nga familja.

“Scientology” është një kult fetar i themeluar nga amerikani L. Ron Hubbard. I cilësuar si një “lëvizje kontraverse”, brenda këtij kulti ndjekësve u premtohej se ata mund të zhbllokojnë potencialin e tyre të pavdekshëm dhe të çliroheshin nga barrët e traumave të së kaluarës.

Danielle lindi në vitin 1961 në Rodezi (tani Zimbabve) dhe e kaloi fëmijërinë e saj të hershme në Afrikën e Jugut , ku prindërit e saj u përfshinë shumë në kultin “Scientology”. Pasi babai i saj u përjashtua nga lëvizja fetare për shkak se vepronte si spiun për organizatën e shëndetit mendor të Afrikës së Jugut, nëna e saj i zhvendosi Danielle-n dhe vëllezërit e motrat e saj në Angli. Babai i saj u shpall” Person Shtypës”, një term që “Scientology” përdor për dikë që e konsideron një ‘personalitet antisocial’ që kërkon të ‘dëmtojë, minojë ose shtypë njerëz ose grupe të tjera’. Anëtarëve u ndalohet të mbajnë kontakt me këdo që i është dhënë kjo etiketë. Si rezultat, Danielle humbi pothuajse të gjitha kontaktet me të atin.

Familja u vendos pranë selisë qendrore të Scientology në Mbretërinë e Bashkuar në Saint Hill në East Grinstead, West Sussex.

Por Danielle, 11 vjeç në atë kohë, kishte qenë në shkollë vetëm për një muaj përpara se të dërgohej vetëm në Lisbonë të Portugalisë, për të hipur në anijen kryesore të “Scientology”, Apollo dhe për të filluar stërvitjen për “Sea Org”, një urdhër i brendshëm elitar, anëtarët e të cilit nënshkruajnë kontrata miliarda vjeçare duke ia kushtuar jetën e tyre Scientology-t.

Anëtarët e “Sea Org” marrin pak ose aspak pagë, duke i lënë shumë të varur nga organizata për ushqim dhe strehim.

“Anëtarët e Sea Org konsiderohen organizata elitare e Scientology dhe punojnë ditë e natë. Ata janë praktikisht gurë shahu në të gjithë këtë kult. Në atë kohë, ata punonin si në baza tokësore ashtu edhe në anije. Ata mbanin uniforma të stilit detar. Ata bënin pastrimin, gatimin, zhvillonin kurset, praktikisht gjithçka që mund të bënin për të fituar sa më shumë para të ishte e mundur për Scientology-n. Unë arrita në Lisbonë dhe që andej lundruam për në Madeira, pastaj në Porto, Las Palmas, Tenerife dhe Cadiz. Më dërguan atje për t’u stërvitur si Lajmëtar i Komodorit, një nga lajmëtarët që përcillte të gjitha mesazhet e L. Ron Hubbard. Çdo gjë që ai donte të bëhej, ata e bënin.”– tregoi ajo.

Hubbard ishte i njohur për rekrutimin e vajzave shumë të reja si Lajmëtare të Komodorit. Ish-anëtarja Doreen Smith ka pohuar se ai dikur kishte thënë se e kishte marrë idenë nga Gjermania naziste.

Sipas Smith, Hubbard tha: “Hitleri ishte një i çmendur, por megjithatë një gjeni në të drejtën e tij dhe Rinia Naziste ishte një nga më të zgjuara që ai kishte pasur ndonjëherë. Me të rinjtë kishe një fletë të bardhë dhe mund të shkruash çfarë të doje mbi të dhe do të ishte shkrimi yt. Ajo tha se Hubbard besonte se të rinjtë mund të shndërroheshin në ‘Hubbardë të vegjël’ dhe preferonte vajzat sepse, sipas tij, gratë ishin më besnike se burrat.”

Për Daniellen, transferimi në Apollo erdhi pas një fëmijërie tashmë traumatike, pasi kishte humbur kontaktin me të atin dhe kishte duruar abuzim seksual nga vëllezërit nga babai.

“Që nga dita e parë që u bashkova me anijen në Lisbonë, nuk doja të isha atje. Doja me dëshpërim të kthehesha te nëna ime.”- tregoi ajo.

Danielle ndihej jashtëzakonisht e vetmuar dhe tha se nuk mund t’i shkruante dot letra as familjes së saj sepse ato do të censuroheshin nga anëtarët e Sea Org. Sipas Danielle, Scientology i konsideron fëmijët si ‘të rritur në trupin e një fëmije’ që nga mosha 11 vjeç.  Në vend që të ndiqte shkollën, ajo thotë se u privua nga një arsimim përtej mësimeve të Scientology-së dhe u detyrua të punonte duke bërë punë të rënda në bordin e anijes.

“Kur mbërrita, më çuan në një konvikt në pjesën e prapme të anijes dhe ishte i mbipopulluar pabesueshëm. Kishte shtretër kudo, shumë pak ndriçim. Ishte errësirë, e zbehtë dhe mbante erë të keqe. Një ditë tipike fillonte me atë që e quanin Forca e Projektit të Kuvertës, ku mësoje të pastroje kuvertat.  Hubbard kishte politika për absolutisht çdo gjë, si të fshihej, të pastroheshin dritaret, të lustrohej bronzi, të fërkoheshin tarracat. Ai ishte paranojak për aromat, kështu që nuk na lejohej të përdornim kimikate me erë të fortë.”- tregoi Danielle.

Ajo u detyrua të punonte ditë e natë me pak ose aspak pushim. Madje u detyrua të kujdesej për njerëz me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

“Një nga punët që kisha përfshinte ushqyerjen e njerëzve që kishin sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe ata njerëz mbaheshin në izolim në kabina të vogla pranë kuzhinës.”- tha ajo.

Me pak ose aspak pagë, Danielle thotë se nuk mund të përballonte as nevojat themelore si peceta higjienike ose sapun. Kur nuk pastronte kuvertat e Apollo, ajo i nënshtrohej praktikave të Scientologjisë, duke përfshirë dhunën fizike dhe auditimin. Auditimi, të cilin Danielle e përshkruan si një nga aspektet më të mira të Scientology-së, është një formë këshillimi në të cilën pjesëmarrësve u bëhen pyetje të strukturuara ndërsa mbajnë në dorë një pajisje elektronike të njohur si E-meter, të cilën Kisha thotë se ndihmon në identifikimin dhe sqarimin e traumave emocionale. Megjithatë, stërvitja e quajtur “bullbaiting” ishte një çështje krejtësisht e ndryshme. Ushtrimi stërvitor është hartuar për t’u mësuar anëtarëve të qëndrojnë të qetë dhe pa emocione edhe kur provokohen qëllimisht. Pjesëmarrësve u bërtasin, tallen dhe mund t’i nënshtrohen edhe dhunës fizike.

“Gjatë njërës prej atyre seancave, një burrë që ishte ulur përballë meje më hoqi reçipetat dhe ma tërhoqi përmes mëngëve. Për mua, kjo është abuzim fizik.”- kujtoi ajo.

Danielle përshkroi një klimë frike në bordin e anijes, ku Hubbard u bërtiste rregullisht anëtarëve të ekuipazhit dhe shpërthente në tërbim të pakontrollueshëm. Ajo tha se rregullat e tij të rrepta nënkuptonin edhe shkeljet më të vogla ndëshkoheshin. Thuhet se Hubbard madje urdhëroi që njerëzit të hidheshin në det si ndëshkim për t’i frikësuar, përpara se t’i tërhiqte përsëri në bord. Danielle vendosi të ishte sa më problematike të ishte e mundur, në mënyrë që të shkarkohej nga anija dhe të dërgohej në shtëpi tek e ëma.

“Ndërsa isha atje, ata krijuan diçka të quajtur Forca e Projektit të Rehabilitimit, ose RPF. Ishte në fakt një kamp pune i detyruar. Na u desh të vishnim kostume të zeza dhe shirita krahu të zinj dhe nuk na lejohej të flisnim me anëtarët e tjerë të ekuipazhit nëse ata nuk na flisnin më parë. Gjatë ditës bën punë fizike dhe duhet të vraposh kudo, nga pika A në pikën B gjatë gjithë kohës. Natën studionim materialet e Scientology-t, të gjitha politikat e L Ron Hubbard.”– tregoi ajo.

Danielle thotë se ajo ende rebelohej, duke e bërë Hubbardin të urdhëronte burgosjen e saj në dollapin me zinxhirë të anijes, një nga dhomat më të rrezikshme për një person në një anije. Më mbajtën atje për tre ditë e tre netë. Më ushqyen si një kafshë që kalonte nëpër kapak. Dikush do të më nxirrte jashtë për të përdorur tualetin dhe pastaj do të më fuste direkt brenda.

“Në atë pikë, isha aq e mpirë sa mund të më kishe shtrënguar ose hedhur në det dhe nuk do të më kishte bërë përshtypje.“- tha Danielle.

Vite më vonë, si e rritur, Danielle kujtoi takimin me një inxhinier detar i cili u trondit kur dëgjoi rrëfimin e saj se ishte mbyllur në dollapin me zinxhir.

“Ai tha se isha jashtëzakonisht me fat që mbijetova. Edhe sot, njerëzit vdesin pasi hyjnë në hapësirën e mbyllur metalike sepse hekuri pakëson oksigjenin.“- tha ajo.

Pasi u nxor nga kabina me zinxhir, ajo u detyrua të qëndronte në lavanderi përpara se të konsiderohej një detyrim dhe më në fund u kthye te nëna e saj në Angli. Pasi u kthye në Ëest Sussex, Danielle u kthye në shkollë. Por, sapo mbaronin mësimet çdo ditë, ajo çohej direkt në selinë e Scientology-t për të punuar si sekretare deri vonë natën.

Gjatë kohës që kaloi atje, ajo tha se ishte ngacmuar nga një burrë, i cili e përdhunoi kur ishte 14 vjeç.  E ndjerë e pushtuar nga turpi, ajo nuk e raportoi incidentin. Kisha e mori vesh vetëm pasi burri më vonë rrëfeu çfarë i kishte bërë.

Më çuan aty dhe më thanë se ishte faji im dhe se duhej të bëja dëmshpërblim për të. Më caktuan atë që e quanin një ‘kusht’, ku duhet të shkosh dhe të bësh përsëri punë fizike, të shkruash të gjitha shkeljet e tua dhe të kalosh nëpër të gjithë procesin. Pastaj të bëjnë atë që quhet kontroll sigurie, ku të pyesin se çfarë krimesh ke kryer “, tregoi ajo.

Asaj nuk iu lejua ta raportonte përdhunimin në polici dhe thotë se autori i krimit nuk u përball me pasoja.  Danielle tha se pika e kthesës për të erdhi kur nëna e saj pësoi një goditje në tru në moshën vetëm 42 vjeç dhe iu mohua trajtimi mjekësor.

“Nëna ime ishte redaktore e një gazete të Scientology-t të quajtur revista The Auditor. Ajo punoi për tre javë rresht, ditë e natë, duke fjetur ndoshta dy ose tre orë çdo natë. Pastaj pësoi një goditje në tru. Ajo u dërgua në spital, por anëtarët e kultit mbërritën përpara se ajo të merrte ndonjë trajtim mjekësor. Ata e nxorën nga spitali në spital, duke thënë se proceset e Scientology mund ta shëronin dhe se ajo nuk duhej të merrte asnjë trajtim mjekësor. Kur shkova ta takoja nënën time, ajo dukej e vdekur. Isha absolutisht e tmerruar. Ajo nuk mund të lëvizte. Nuk mund të ushqehej vetë, të qëndronte në këmbë, të ecte apo edhe të shkonte në tualet vetë. Ajo nuk kishte marrë asnjë trajtim mjekësor. Më në fund motra ime telefonoi mjekun e përgjithshëm. Ai doli, u trondit plotësisht dhe e dërgoi përsëri në një spital tjetër. Në atë pikë, shjeentologët nuk donin të kishin më të bënin me të, kështu që praktikisht e lanë mënjanë, siç e quanin ata.“- rrëfen Danielle.

Danielle dhe vëllezërit e motrat e saj u larguannga Scientology, por gati 50 vjet më vonë, ajo thotë se ata ende jetojnë me efektet afatgjata të përvojave të tyre.