Jennifer Morey ishte vetëm 25 vjeç kur u sulmua barbarisht nga personi qw nw fakt duhet ta mbronte.

Jennifer ishte një avokate e re kur bëri zgjedhjen që do ta transformonte jetën e saj përgjithmonë. Ajo jetonte vetëm në një kompleks apartamentesh në Hjuston në prill të vitit 1995, të cilin e konsideronte të sigurt pasi kërkoi një vend që i dukej “sa më i sigurt dhe i mbrojtur të ishte e mundur”. Ky bllok i veçantë banimi përmbante masa të shumta sigurie, nga një barrierë tetë metra e lartë që rrethonte perimetrin e pronës deri te personeli i sigurisë 24 orë në ditë.

Bryan Wayne Gibson ishte oficeri i sigurisë në detyrë atë ditë, i cili hyri me forcë në apartamentin e Morey-t dhe u përpoq ta sulmonte seksualisht dhe ta vriste atë. Pasi u qetësua për të kaluar natën, gruaja e re u zgjua me një skenar makthi kur hapi sytë dhe zbuloi dikë sipër saj.

Ajo rrëfeu incidentin e tmerrshëm në një episod të “I Survived…”, duke përshkruar se si ndjeu peshën e trupit të oficerit duke e “shtypur” poshtë. Morey shpjegoi se si personi i paftuar po i kapte të brendshmet, duke u përpjekur t’ia hiqte.

“I shtriva duart lart dhe ndjeva thikën që po më vendoste në fyt. Dhe ishte mendimi më i qartë që më kaloi nëpër tru dhe më zgjoi: ‘Oh, po më përdhunojnë.’”- tregoi ajo.

Me çdo grimcë force të saj, vajza 25-vjeçare bërtiti, shqelmoi dhe luftoi kundër sulmuesit, por në shenjë hakmarrjeje ai e goditi me thikë në anën e djathtë të fytyrës. Ajo mori një goditje të fortë në syrin e djathtë por kjo nuk ishte as pjesa më e keqe.

“Nuk e mendova se cili mund të ishte hapi tjetër, jo derisa më prenë fytin“, zbuloi Morey.

Ajo mendoi se do të vdiste, por ishte e vendosur të bënte gjithçka që mundte për të luftuar për jetën e saj. Duke luftuar me agresorin, ajo arriti të ikte në tualet, ku përdori gjithë forcën e saj për ta mbajtur derën të mbyllur ndërsa mbështolli letër higjienike në qafë për tw ndaluar gjakderdhjen. Pavarësisht se gjaku i rridhte, ajo nuk donte më të ulej e të priste për atë që ndodhej në anën tjetër të derës. Në vend të kësaj, në një përpjekje për të mos vdekur nga gjakderdhja, ajo hapi me forcë derën dhe u përpoq të telefononte për ndihmë.

Bryan Wane Gibson kishte ndërprerë të gjithë energjinë elektrike në apartamentin e saj, përfshirë dritat dhe telefonin fiks për të thirrur ndihmë, por Morey kishte një telefon celular, gjë që ishte e rrallë në vitin 1995.

Burri që ia hapi telefonatën, Richard Everett, i ofroi asaj këshilla të paçmuara, të cilat Morey ia vlerëson si shpëtimtare të jetës. Ndërsa ishte e mbyllur në banjo dhe në linjë me shërbimet e urgjencës, dëgjoi një trokitje në derën e apartamentit të saj. Duke supozuar se kishte mbërritur ndihma, Morey shkoi ta hapte, por Everett e paralajmëroi të mos e bënte në asnjë rrethanë. Këshilla e tij rezultoi shpëtuese pasi Gibson ishte ai që po trokiste.

Pas kësaj përvoje të tmerrshme, më vonë atë natë, policia arrestoi rojën 26-vjeçare të sigurisë nga kompleksi i apartamenteve. Me sa duket, Gibson kishte një talent për të shkaktuar trazira gjatë detyrës, pasi ishte zhvendosur në punë të ndryshme gjatë tre viteve në “Pinkerton Security” për shkak të ankesave.

Në vend që ta pushonin nga puna për këto ankesa të vazhdueshme, ata e zhvendosën në kompleksin e apartamenteve të Morey-t, ku ai ishte planifikuar të punonte në turnin e natës.

Kjo nuk ishte hera e parë që firma mbylli sytë ndaj një sjelljeje të tillë, pasi raportet sugjerojnë se midis viteve 1991 dhe 1995, 130 roje të “Pinkerton” u dënuan për krime të rënda vetëm në Teksas.

Në vitin 1998, Morey e paditi “Pinkerton Security” në gjykatë dhe mori një pagesë të konsiderueshme, megjithëse shuma e saktë mbetet e pazbuluar. Po atë vit, ajo arriti të hapte zyrën e saj, duke u bërë përfundimisht një avokate shumë e respektuar e çështjeve familjare në zonën e Fort Worth.

Morey mban kontakt me përpunuesin e thirrjeve në 911, i cili beson se i shpëtoi jetën. Ajo u shpreh: “Duke pasur instinkt, intuitë dhe një zemër të madhe, Richard më shpëtoi jetën. Dhe për këtë, ai do të jetë gjithmonë një nga njerëzit më të rëndësishëm që ka ndikuar ndonjëherë në jetën time. Dhe pata fatin që kur u martova, ai erdhi në dasmën time.”

Gibson u lirua në vitin 2015 dhe tani është në regjistrin e abuzuesve seksualë. Mendohet se ai banon në Teksas, SHBA.