Të paktën 50 refugjatë sudanezë humbin jetën pas djegies së një anijeje pranë brigjeve të Libisë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) bëri të ditur të hënën se një tragjedi e rëndë ka ndodhur pranë brigjeve të Libisë, ku të paktën 50 refugjatë sudanezë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët.
Në bordin e anijes ndodheshin rreth 75 persona, shumica prej tyre sudanezë që po përpiqeshin të arratiseshin nga varfëria dhe konfliktet e brendshme në vendin e tyre, me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.
Ngjarja ndodhi të dielën, por IOM e konfirmoi rastin një ditë më vonë, duke shtuar se ekipet e saj në terren kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe mbështetje humanitare për të mbijetuarit. Shkaqet e zjarrit në anije ende nuk janë të qarta, por incidenti vjen si një tjetër kujtesë e ashpër për rrezikun dhe pasigurinë që migrantët përballen në rrugët detare drejt Evropës.