Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se rripi i Gazës ka regjistruar numrin më të lartë mujor të rasteve të kequshqyerjes akute tek fëmijët. Të paktën 99 persona kanë vdekur, përfshirë 64 të rritur dhe 35 fëmijë, 29 prej të cilëve janë nën pesë vjeç, që nga fillimi i këtij viti deri më 29 korrik, shtoi Tedros.
“Në korrik, pothuajse 12,000 fëmijë nën pesë vjeç u diagnostikuan me kequshqyerje akute në Gaza, numri më i lartë mujor i regjistruar ndonjëherë. Vëllimi i përgjithshëm i furnizimeve me ushqim mbetet plotësisht i pamjaftueshëm për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm. Furnizimet duhet të rrjedhin në dyqanet ushqimore. Duhet të ketë diversitet dietik”, tha Rick Pipercorn, përfaqësues i OBSH-së për territoret e pushtuara palestineze, duke folur nëpërmjet videokonferencës.
