Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje duke lënë të vdekur 9 nga 10 fëmijët e saj. Një nga fëmijët dhe bashkëshorti i saj u plagosën, por mbijetuan. Ndërkohë, në sulme të tjera gjatë 24 orëve ushtria izraelite ka vrarë 70 persona, shumica civilë, gra dhe fëmijë.

Izraeli pretendon se të premten në Gaza janë futur 83 kamionë me ndihma humanitare, ndërsa kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon që të bëhet më shumë për të shmangur vdekjet nga uria.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres bëri thirrje përsëri për një armëpushim të përhershëm në Gaza midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve dhe akses të plotë humanitar.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze më shumë se 53,800 njerëz janë vrarë në enklavën palestineze nga bombardimet dhe fushata tokësore e Izraelit që nga  tetori 2023.