Përafërsisht 1.8 miliardë njerëz në mbarë botën vitin e kaluar përjetuan një mesatare vjetore të ngrohtë rekord dhe rritje të temperaturës globale prej 1.2 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1850-1900.
Sipas raportit të Berkeley Earth, derisa viti 2021 ishte dukshëm më i ftohtë se viti 2020, ky ishte nominalisht viti i gjashtë më i ngrohtë në Tokë që nga viti 1850. Në tokë, 2021 ishte nominalisht viti i pestë më i ngrohtë i vëzhguar dhe njëherësh i barazuar me 2015. Ky ishte dukshëm më i freskët se 2020, i cili ishte viti më i ngrohtë në tokë.
Sipas raportit, megjithëse viti 2021 ishte më i freskët se viti 2020, tendenca afatgjate mbetet në përputhje me modelin e vazhdueshëm të ngrohjes globale. Ndërsa temperatura mesatare globale nuk arriti rekord të ri në vitin 2021, megjithatë 25 vende përjetuan vitin e tyre më të ngrohtë në rekord.
Në këto 25 vende jetojnë rreth 1.8 miliardë njerëz, konkretisht Bangladeshi, Bahreini, Benini, Butani, Burkina Faso, Kina, Gana, Guinea, Irani, Kuvajti, Liberia, Malta, Mianmari, Nigeria, Koreja e Veriut, Omani, Katari, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Koreja e Jugut, Togo, Tunizia, Turkmenistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kontribuesi më i madh në këtë ngrohtësi rekord erdhi nga pjesa më e madhe e Kinës.