Avioni i rrëzuar në Kroaci ka regjistruar 4 viktima. Të katër pasagjerët ishin pjesë e bordit të avionit, teksa asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

Ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat aksidentit ajror. Kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se “Sapo avioni u vu re nga lart (me drone), ekipet e kërkimit shkuan në skenë. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.”

Televizioni i Shtetit HRT tha se ata përfshinin një qytetar zviceran, dy gjermanë dhe një qytetar kroat. Avioni humbi të dielën pasi u largua nga porti i Detit Adriatik i Splitit drejt Gjermanisë.