Në shtetin Michigan të SHBA-së të paktën 2 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni.

Piloti Kenneth Daniel Yott, 61-vjeç dhe pasagjeri Corbin Dennis Kennedy, 21-vjeç, u gjetën të vdekur në një avion të vogël që u rrëzua në një zonë pyjore në Melrose Township, Charlevoix County, dje pasdite, tha policia.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së vazhdojnë hetimet e tyre. Më 13 nëntor, katër persona humbën jetën në një aksident ajror në ishullin Beaver, në perëndim të Michiganit.

Në deklaratën nga Administrata Federale e Aviacionit thuhet se avioni me dy motorë u ngrit nga Charlevoix. Kujtojmë se ky është avioni i dytë që u rrëzua brenda 3 ditësh në Michigan.