Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni në Skoci, njoftoi Policia e Skocisë. Viktimat janë një burrë 80-vjeçar dhe një adoleshent 16-vjeçar, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Sipas autoriteteve, familjarët e viktimave janë njoftuar për ngjarjen. Ndërkohë, pas aksidentit janë vendosur kufizime të përkohshme të hapësirës ajrore mbi zonën e Drymen, përfshirë edhe përdorimin e dronëve.
Rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit nuk janë bërë ende të ditura.
