Gazetari Artur Bibe i cili ndodhet në Liban, ka raportuar për rrëzimin e një rakete izraelite në një zonë në jug të vendit.
Sipas tij kjo raketë la pas katër viktima dhe tre persona të tjerë të plagosur rëndë.
“Ndodhemi në jug të Libanit, ku gjatë paradites një raketë izraelit u rrëzuar duke lëmë të vdekur katër persona dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë.
I fundit që u gjet në rrënoja ishte i zoti i shtëpisë, një ish-gjeneral i ushtrisë së Libanit”, u shpreh gazetari Artur Bibe.
Top Channel
