Çmimet e naftës po rriten ndjeshëm pasi media shtetërore iraniane raportoi se Irani kishte vendosur të pezullonte bisedimet me Shtetet e Bashkuara, duke shuar shpresat se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mund të arrihet në ditët në vijim.

Nafta e papërpunuar Brent që është indeksi global i naftës, është rritur për 6% duke u tregtuar në 97.02 dollarë për fuçi pak para orës 10:00 të mëngjesit të së hënës, me kohën amerikane.

Lëvizjet e fundit vijnë pasi shpresat për një marrëveshje SHBA-Iran kishin ulur çmimin e naftës së papërpunuar Brent me 19.3% në maj, rënia e saj më e madhe mujore që nga marsi 2020 kur filluan bllokimet e pandemisë, sipas analistëve të Deutsche Bank.

Brent është ende shumë nën nivelin maksimal prej 114 dollarësh për fuçi që ishte më 5 prill, por afërsisht 25% më i lartë se sa ishte pak para se SHBA-ja dhe Izraeli të sulmonin Iranin.