Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar nëpërmjet një deklarate për mediat presidentin rus Vladimir Putin për rritjen e çmimit të gazit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pushtimi i Ukrainës ka ndikuar në çmimet e gazit në SHBA.

Teksa i janë referuar raportit të ri të indeksit të çmimeve të konsumit, sipas tyre bie në sy rritja e çmimit me më shumë se 7.9% gjatë 12 muajve të fundit. 

“Nuk ka asnjë dyshim se kur një diktator pushton një vend dhe kur ai është kreu i një vendi që është furnizuesi i tretë më i madh i naftës në botë, kjo do të ketë një ndikim, dhe është ”, tha sekretarja e Shypit në Shtëpinë e Bardhë Jen Psaki.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se “Çmimi i gazit po rritet të paktën 75 cent që kur Presidenti Putin rreshtoi trupat në kufirin e Ukrainës”.

Ndërkaq, më herët presidenti Biden lëshoi ​​një deklaratë sipas së cilës lufta e Putinit në Ukrainë ishte shkaku kryesor i rritjes së inflacionit.