Zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacion në kohë reale për përhapjen e COVID në vend, pasi infeksionet po rriten. Ky ka qenë apeli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Javët e fundit Kina ka hequr shumë nga kufizimet e rrepta, por rastet kanë qenë gjithnjë e në rritje. Disa shtete kanë vendosur të kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga Kina.

Zyrtarët e OBSH-së se duhet të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pacientët në kujdes intensiv dhe humbjet e jetëve. Ata gjithashtu kërkojnë shifra edhe për personat e vaksinuar.

SHBA, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia dhe Tajvani kanë vendosur të kërkojnë teste COVID për udhëtarët nga Kina, pasi i druhen një shpërthimi të ri të pandemisë.