Gjueti njerëzish në Bosnjë Hercegovinë në fillim te viteve 90 si sport, kundrejt pagesës.
Kjo është me një fjali fabula e një prej ngjarjeve më tronditëse për historinë e civilëve në Ballkan, që është kthyer tashmë në një dosje voluminoze në zyrat e prokurorit publik ne Milano dhe po shqyrtohen nga prokurori italian i antiterrorizmit Alessandro Gobbis.
Padia në Milano u ngrit nga gazetari dhe romancieri Ezio Gavazzeni, i cili përshkruan një “gjueti” nga “njerëz shumë të pasur” me një pasion për armët që “paguanin për të qenë në gjendje të vrisnin civilë të pambrojtur” nga pozicionet serbe në kodrat përreth Sarajevës. Gazetari zotëron edhe dëshminë e një oficeri të inteligjencës ushtarake boshnjake dhe një raport të ish-kryetares se bashkisë së Sarajevës Benjamina Kariç.
Oficeri boshnjak rrëfen se kolegët e tij mësuan për të ashtuquajturat safari në fund të vitit 1993 dhe më pas ia kaluan informacionin Inteligjencës ushtarake Sismi të Italisë në fillim të vitit 1994.
Turistët e parë do të fluturonin nga Trieste drejt kodrave të Sarajevës për një periudh dy apo tre muaj, përpara se ato të ndaloheshin. Sipas përllogaritjen rreth 100 shtetas kryesisht italinë ishin turistet famëkeq, por mes tyre nuk mungonin as rusët.
Në vitin 1992, shkrimtari dhe politikani i nnacionalist rus Eduard Limonov u filmua duke qëlluar disa herë në Sarajevë nën shoqërinë e udhëheqësit serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç, i cili më vonë u dënua për gjenocid nga një gjykatë ndërkombëtare në Hagë.
Tarifa të ndryshme u ngarkuan për të vrarë burra, gra ose fëmijë, sipas disa raporteve. Shumat arrinin deri në 80 mijë euro dhe shtoheshin nëse lejohej që fëmijë të vegjël të qëlloheshin gjithashtu.
Më shumë se 11 mijë njerëz vdiqën gjatë rrethimit brutal katërvjeçar të Sarajevës, nga të cilët 1600 fëmijë, por kjo dosje ka ngjallur kujtimet më të trishta edhe të familjarëvë të viktimave: mes tyre historia e familjes Çishiç. Prindërit e Irina Çishiq, që sapo kishte mbushur 1 vjeç kërkojnë ende shpjegime për vrasjes e vajzës së tyre, nga një plumb snajperi në rrugët e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë.
