Përdoruesit në mediat sociale ishin viktimë e një shakaje që identifikonin yllin e filmave pornografik Johnny Sins si piloti i aeroplanit të Delta-s, i cili u rrëzua në Toronto. Një postim satirik nga një përdorues i X tregoi një imazh të Sins në uniformën e një piloti Delta me mbishkrimin: ‘Ky është Jonathan Simpson, piloti i aeroplanit të rrëzuar të Delta-s në Toronto, Kanada. Falë mbi 420 orëve fluturimi në 69 lloje aeroplanësh të pilotuar, të menduarit e tij të shpejtë shpëtoi shumë jetë.

“A mund të marrë ky hero një RT”, ishte një koment. Edhe pse disa e kuptuan shpejt shakanë Sins shpesh parodizohet për personazhet e shumtë që ai ka portretizuar në filmat për të rritur, të tjerët dukej se e pranuan atë. “420 orë janë shumë pak”, ka shkruar një përdorues i X. Postimi mori një shënim të komunitetit që e shënonte si të pavërtetë dhe ‘të krijuar nga AI’. Delta ende nuk ka emëruar zyrtarisht pilotin ose pilotët e përfshirë në përplasjen.

Kanë shpëtuar të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit në avionin e përplasur dhe më pas të përmbysur gjatë uljes në Aeroportin Pearson të Torontos në Kanada. Kjo u bë e ditur nga shefja ekzekutive e aeroportit, Deborah Flint. Jemi të lumtur që nuk ka pasur humbje jete, por vetëm plagë relativisht të lehta.

Një fëmijë dhe dy të rritur mbetën të plagosur disi më rëndë gjatë përplasjes, referuar burimeve të shërbimeve të emergjencës, ndërsa 18 persona u dërguan në spital. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan si avioni u rrokullis pasi po tentonte të ulej në terren me borë dhe erë intensive. Për pasojë, avionit iu shkëput të paktën njëri prej krahëve. Aeroporti Pearson njoftoi se mjeti fluturues i përket kompanisë amerikane Delta dhe u nis nga Mineapolisi. Në të gjendeshin 80 persona, 76 pasagjerë dhe katër anëtarë te ekuipazhit. Fillimisht, aeroporti u mbyll, por tani fluturimet janë rikthyer, siç njoftuan autoritetet.