Në një kohë kur rrjetet sociale dhe mediat rozë kishin nisur të ziejnë nga thashethemet për një krizë në martesën e tyre, Barack Obama ka vendosur të thotë fjalën e fundit dhe e ka bërë në mënyrën më të ëmbël të mundshme.

Ish-presidenti amerikan ka zgjedhur Ditën e Nënës për të nderuar bashkëshorten e tij, Michelle Obama, me një postim tepër të bukur.


“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!, ka shkruar ai në platformën X, duke ndarë edhe një foto të Michelle-s me vajzat e tyre, Malian dhe Sashan. Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam.”

Ky mesazh i ndjerë ka ardhur pas disa muajsh spekulimesh për një ndarje të mundshme, të nxitura nga mungesa e Michelle në disa evente të rëndësishme publike. Por duket se dashuria mes çiftit më të dashur të Amerikës është ende e fortë dhe shumë publike.