Ceremonia e “Rrugës së Kryqit” në Koloseu ka nisur në kuadër të E Premtja e Madhe, me një risi të veçantë këtë vit.
Sipas njoftimit zyrtar, Papa Leo XIV mbajti kryqin prej druri gjatë të katërmbëdhjetë stacioneve të ceremonisë, diçka që ndodh për herë të parë në 61 vitet e fundit. Ndryshe nga kjo praktikë, paraardhësit e tij, si Papa Benedikti XVI dhe Papa Gjon Pali II, e ngrinin kryqin vetëm në stacionin e parë dhe të fundit. Ndërsa Papa Françesku, vitet e fundit, e ka ndjekur ceremoninë nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore.
Meditimet që do të lexohen gjatë “Rrugës së Kryqit”, sipas dëshirës së vetë Papës, do të përqendrohen veçanërisht te plagët e Lindjes së Mesme dhe Tokës së Shenjtë, si dhe te figura e Shën Françesku i Asizit, i njohur si shenjtor i paqes.
Nga Vatikani është përcjellë edhe një mesazh i fortë lidhur me përgjegjësinë e pushtetit. Në reflektimin e ndalesës së parë, të shkruar nga prifti katolik Francesco Patton, theksohet se çdo autoritet duhet t’i japë llogari Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin, përfshirë vendimet për të nisur apo përfunduar luftëra, si dhe për të nxitur paqen apo hakmarrjen. Ceremonia pritet të mbledhë mijëra besimtarë dhe të përcjellë mesazhe të forta reflektimi, besimi dhe paqeje në një kohë tensioni global.




