Të gjithë ankohemi për gropat në rrugët e lagjes sonë, të cilat bashkia nuk kujtohet t’i rregullojë përveçse gjatë fushatës elektorale.

Por duket se ky problem nuk haset vetëm në Shqipëri, por edhe në Britaninë e Madhe, më konkretisht në qytetin Devon, në jug-perëndim të ishullit britanik. Megjithatë, banorët vendas kanë gjetur një zgjidhje, që e ka detyryar bashkinë të ndërhyjë shumë më shpejt.

Në disa foto të publikuara nga mediat vendase, shihet se në shenjë revolte, qytetarët kanë vizatuar imazhe organesh gjenitale mashkullore mbi gropat.

Qytetarët thonë se ata kanë shprehur nëpërmjet artit zhgënjimi ndhe acarimi ne ture, pasi askush nuk vë dorë mbi këto rrugica.