Referendumi
Këtë të diel Rumania votoi në referendum për fatin e Presidentit konservator Traian Basescu, i akuzuar se ka dhunuar kushtetutën, duke dalë nga limitet e rolit të tij e duke u futur në “punët” që i takojnë ekzekutivit, përveçse ka favorizuar miqtë dhe ka përdorur shërbimet sekrete kundër armiqve.
Referendumi për shkarkimin e Presidentit u aprovua në 6 korrikun e kaluar në Parlament me 256 vota pro dhe 114 kundër. Që atëherë Basescu ishte “pezulluar” , ndërsa roli i tij përkohësisht u mor nga Presidenti i Senatit, Crin Antonescu. Për vetë Presidentin akuzat ishin të pabaza: bëhet fjalë vetëm për hakmarrjen politike të kundërshtarëve të tij të qendrës së majtë, qëllimi i vërtetë i të cilëve është vjedhja e fondeve europiane dhe shkatërrimi i samitit të drejtësisë. Basescu i pati bërë thirrje elektoratit të tij të bojkotonte votimin, në mënyrë që të anulohej referendumi. Për referendumin votuan edhe 2 milionë rumunë që jetojnë jashtë vendit, si: në Itali, në Spanjë, në Francë dhe në SHBA. Kutitë e votimit u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 22 të mbrëmjes. Sondazhet para votimit flisnin për një mazhorancë të madhe të votuesve që kërkojnë të zëvendësohet Presidenti. Në dy vitet e fundit popullariteti i Basescu-t ka rënë shumë. Basescu, 60 vjeç,ish kapiten anijeje dhe kreu i shtetit në Rumani që prej 2004-ës, është përfshirë në një konflikt me Kryeministrin e ri Victor Ponta, sidomos pas vendimit të qeverisë së këtij të fundit për të ndryshuar ligjin në mënyrë që ta bënin më të lehtë shkarkimin e Presidentit. Më parë duhej një mazhorancë e të gjithë zgjedhësve në referendum, ndërsa tani mjafton një mazhorancë e thjeshtë. Presidenti ka akuzuar zotin Ponta se është përpjekur të ndërhyjë në shtetin ligjor dhe në institucionet ligjore të Rumanisë, me qëllim sigurimin e diktatit të tij. Ponta, ndërkaq, ka nxjerrë një dekret që redukton pushtetin e Gjykatës kushtetuese, sidomos për sentencat për lidhjet e aprovuara nga parlamenti. Në Këshillin Europian të 28 dhe 29 qershorit Ponta u nis për në Bruksel, duke injoruar vendimin e gjykatës, që kishte caktuar Rasescu-n si përfaqësues në këtë takim. Tensionet në vend kanë shkaktuar shumë reagime nga ana e Bashkimit Europian, që shumë herë ka shprehur shqetësimin e tij për demokracinë në vend. Konflikti ka paralizuar marrjen e vendimeve politike në Rumani, në kohën kur vendi po finalizonte marrëveshjet mbi një pako shpëtimi të mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. .Në protestat e janarit kundër masave të shkurtimeve, mijëra demonstrues, që kishin zbritur në shesh, kanë kërkuar shumë herë largimin e Basescu-t, duke e akuzuar se ishte përgjegjës për situatën e rëndë ekonomike ku ndodhet tani vendi. Nga ana tjetër, Basescu thekson se ka drejtuar vendin përmes krizës financiare të vitit 2008, se ka përmirësuar marrëdhëniet bilaterale me Moldavinë dhe se e ka bërë vendin një partner të besueshëm në marrëdhëniet me BE-në, Naton dhe SHBA-në.
Referendumi
Për shkarkimin e Presidentit u aprovua në 6 korrikun e kaluar në Parlament me 256 vota pro dhe 114 kundër. Që atëherë Basescu ishte “pezulluar”, ndërsa roli i tij përkohësisht u mor nga Presidenti i Senatit, Crin Antonescu
Konflikti
Qeveria e Kryeministrit Ponta e akuzon Presidentin Basescu se ka shkelur Kushtetutën e vendit, duke tejkaluar kompetencat me vendime që shkojnë përtej fuqisë së ligjit për Presidentin e Rumanisë
Akuzat
Presidenti ka akuzuar zotin Ponta se është përpjekur të ndërhyjë në shtetin ligjor dhe në institucionet ligjore të Rumanisë, me qëllim sigurimin e diktatit të tij. Nga ana tjetër, Kryeministri nuk e pranon këtë