Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë këtë javë një marrëveshje për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore në territorin iranian, njoftoi kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, i cili njëkohësisht mban edhe postin e nënpresidentit, gjatë një vizite zyrtare në Moskë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Perëndimi ka akuzuar vazhdimisht Teheranin për mosrespektim të marrëveshjes së vitit 2015, e cila kishte si qëllim parandalimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.
Nga ana e tij, Teherani e mohon një synim të tillë, ndërsa Moska deklaron se mbështet të drejtën e Iranit për të zhvilluar energji bërthamore me qëllime paqësore.