Rusia ka lëshuar raketa anembanë Ukrainës, nga Kharkiv në veri në Odesa në jug dhe Zhytomyr në perëndim.

Ndërtesat dhe infrastruktura u goditën në Kharkiv dhe Odesa, ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Raportohet gjithashtu për sulme në kryeqytetin Kiev.

Furnizimi me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, i kontrolluar nga Rusia, është shkëputur gjithashtu.

Shërbimet e urgjencës në Kiev kanë shkuar në vendet ku ndodhen shpërthimet në lagjet në perëndim dhe jug të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Klitschko u bëri thirrje njerëzve të qëndronin në strehimore. Një sulm masiv me raketa goditi një objekt energjetik në qytetin portual të Odesa, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë, tha guvernatori Maksym Marchenko. Zonat e banuara u goditën gjithashtu, por nuk u raportuan viktima, shtoi ai.

Në Ukrainën perëndimore, të paktën katër persona u vranë në Lviv pasi një raketë goditi shtëpinë e tyre, shkroi guvernatori i rajonit Maksym Kozytskyi në Telegram.