Zyrtarët rusë kanë thënë Presidentit amerikan Donald Trump gjatë një telefonate të hënë se ata “nuk kanë ndarë” informacione mbi vendndodhjen e aseteve ushtarake amerikane, sipas të dërguarit Steve Witkoff.
Raportimet e CNN-it sugjerojnë se Rusia po i jep Iranit informacione mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë, bazuar në burime të njohura me inteligjencën amerikane. Megjithatë, Witkoff tha se në komunikimin me rusët është konfirmuar se deri më tani ata nuk kanë ndarë këto të dhëna.
Ai shtoi se një mesazh i ngjashëm u përsërit në një telefonatë tjetër që zhvilloi po ashtu të hënën me Jared Kushner dhe zyrtarin rus Yuri Ushakov. “Le të shpresojmë se ata nuk po ndajnë informacion me iranianët”, tha Witkoff.
Sipas tij, ai dhe Kushner do të udhëtojnë në Gjenevë javën e ardhshme për bisedime trepalëshe me zyrtarë rusë dhe ukrainas.
