Rusia po i jep Iranit, informacione inteligjence për ta ndihmuar të godasë forcat e SHBA në Lindjen e Mesme, përfshirë pozicionin e anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë. Këtë e raporton Washington Post duke cituar tre zyrtarë që kanë dijeni mbi çështjen. Sipas WP, informacionet mbi objektivat përbëjnë shenjën e parë që një tjetër kundërshtar i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara po merr pjesë, edhe në mënyrë të tërthortë, në luftë.
