Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar së fundmi se ka kryer një testim të ri të raketës me sistem hipersonik të quajtur Zirkon.
Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se Nisja filloi nga një anije në detin Barents.
Raketa e lëshuar nga Flota Veriore e Federatës Ruse synonte një objektiv të vendosur në Detin e Bardhë.
“Sipas sistemeve të monitorimit dhe regjistrimit të drejtpërdrejtë, një raketë lundrimi hipersonike Zirkon goditi me sukses një objektiv detar të vendosur rreth 1000 kilometra larg. Fluturimi i raketës hipersonike plotësoi parametrat e vendosur,” thuhet në njoftimin zyrtar.