Marina ruse ka lëshuar një raketë hipersonike “Zircon” drejt një objektivi të simuluar në Detin Barents, si pjesë e stërvitjes së madhe ushtarake “Perëndimi 2025” (“Zapad 2025”), raportoi agjencia AP.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, raketa u lëshua nga fregata e Flotës Veriore, ndërsa ekuipazhet e bombarduesve Su-34, të mbrojtur nga avionë luftarakë Su-57, ushtruan sulme ajrore gjatë manovrave.

Stërvitja e përbashkët Rusi–Bjellorusi ka nisur prej disa ditësh dhe do të zgjasë deri të martën, duke demonstruar aleancën e ngushtë ushtarake mes Moskës dhe Minskut në një kohë kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë. Manovrat kryesore po zhvillohen në Bjellorusi, ndërsa ushtrime paralele po mbahen në territorin rus, Detin Baltik dhe Detin Barents.

Zircon konsiderohet një nga armët më të avancuara të Rusisë, e aftë të udhëtojë me shpejtësi hipersonike, gjë që e bën shumë të vështirë për t’u kapur nga sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore.