Tërmet i fortë është ndjerë mbrëmjen e djeshme në Athinë. Sipas të dhënave të para, lëkundjet janë shënuar në Nea Stira, 70 kilometra në verilindje të Athinës, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, tërmeti ndodhi në orën 00:27 pas mesnate dhe që prej asaj kohe janë regjistruar rreth 25 pasgoditje deri në orën 6 të mëngjesit të së martës, me magnitudë që varionte nga 1.3 deri në 2.8 Rihter.
Ekspertët sizmologë grekë janë duke monitoruar nga afër zhvillimin e aktivitetit sizmik, duke u përpjekur të përcaktojnë nëse tërmeti kryesor ka kaluar apo nëse priten lëkundje të tjera.