Thesari i Britanisë së Madhe ka bërë të ditur lajmin se ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II në shtatorin e vitit të shkuar i kushtoi qeverisë britanike 161.7 milionë pound. Pasi monarkia 96-vjeçare ndërroi jetë më 8 shtator, vendi mbajti dhjetë ditë zie kombëtare të cilat u finalizuan me funeralin shtetëror më 19 shtator.

Gjatë kësaj periudhe, mijëra njerëz u kthyen dhe erdhën në Londër për t’i bërë nderimet e tyre në Westminster Hall. Shefi i Sekretarit të Thesarit, John Glen tha se vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte një “moment me rëndësi të madhe kombëtare” dhe se qeveria duhej të siguronte që ngjarjet përreth “të kalonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut”. Një ndarje e kostove të ofruara nga qeveria tregoi se Home Office pagoi shumën më të madhe, me 74 milion £, e ndjekur nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që mbuloi 57.4 milion £.

Thesari tha se qeveritë skoceze dhe të Uellsit dhe zyra e Irlandës së Veriut u rimbursuan plotësisht për kostot e tyre përkatëse.