SHBA dhe BE kanë njoftuar se do të nënshkruajnë një marrëveshje për gazin natyror të lëngshëm, në përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse.

Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë, të njohur si LNG, deri në fund të vitit.

Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit   të Ukrainës. Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme.