Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një e mitur është rrëmbyer nga një burrë jashtë shkollës së saj.

Sipas mediave italiane, e mitura ishte duke dalë nga shkolla për të shkuar në shtëpi kur burri iu afrua, e goditi dhe e futi në makinën e tij. Ajo ka treguar se u dërgua nga burri në një shtëpi fshati në provincën Barletta-Andria-Trani dhe atje ai e detyroi  të pinte alkool dhe drogëra të tjera, e më pas e përdhunoi.

Pas dhunës, burri dyshohet se ka detyruar vajzën të hipë në automjet, duke e lënë para hyrjes së spitalit të një qyteti të ndryshëm nga ai ku e kishte rrëmbyer. Por tmerri i saj nuk përfundoi këtu, pasi teksa ishte e pavetëdijshme në mes të rrugës, një burrë i panjohur e përdhunoi sërish.