Autoritetet në prefekturën Shizuoka kanë arrestuar një dentist 49-vjeçar, i dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje që kishte shkuar për një vizitë mjekësore në klinikën e tij. Gjatë trajtimit dentar, i dyshuari i mbuloi sytë pacientes me një peshqir, i kërkoi asaj të hapte gojën dhe më pas kreu veprime të papërshtatshme me natyrë seksuale.
Viktima, pasi u largua nga klinika, ia tregoi rastin familjarëve të saj. Pas rrëfimit, babai i saj kontaktoi menjëherë Policinë, e cila nisi hetimet dhe çoi në arrestimin e dentistit.
Gjatë marrjes në pyetje, 49-vjeçari ka pranuar fajësinë. Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka pasur raste të tjera të ngjashme.



