Një gjest i vogël ka mjaftuar që serbët të reagojnë ashpër.
Bëhet fjalë për fanellën e cila do të përfaqësojë Serbinën në Botëror. Federata Serbe e Futbollit po përballet me polemika pasi ka vendosur që të përdorë një stemë të re në fanellat që mbajnë futbollistët e saj gjatë Botërorit 2022.
Në bashkëpunim me “Puma” ajo ka realizuar fanella të reja dhe një logo të posaçme për këtë edicion. Por pikërisht kjo logo ka sjellë tërbim në rrjetet sociale teksa shumëkujt mes tifozëve serbë u ngjan me shqiponjën e Shqipërisë.
Federata Serbe pretendon se kjo shqiponjë është mesjetare, por tifozët nuk kanë kapërdirë faktin se ajo nuk ka përdorur shqiponjën që është në stemën e Serbisë, por një tjetër me krahë të hapur që u ngjan shqiponjës së flamurit shqiptar, apo edhe atyre të Polonisë apo Malit të Zi.
Një situatë e çuditshme duke llogaritur se katër vite më parë, pikërisht në Kampionatin Botëror, shqiponja me dy krerë u kthye në makthin e Serbisë pas golave që u shënuan Shaqiri dhe Xhaka në fazën në grupe në fitoren 2-1 të Zvicrës.