Serbi zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme paralamentare, në një klimë të tensionuar politike. Qytetarët e Serbisë votojnë këtë të dielë në zgjedhejt e parakoshme, ku garë janë përballë Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Aleksandër Vuçiç, dhe Listën Studentore, lëvizja e dalë nga protestat masive.
Tetëmbëdhjetë lista zgjedhore, me mbi 2,400 kandidatë, janë në garë, me votimin që zhvillohet në gati 8,400 qendra votimi në të gjithë vendin. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale dhe janë planifikuar të mbyllen në orën 8 të mbrëmjes në vendin e Ballkanit Perëndimor.
Zgjedhjet vijnë mes muajsh protestash të udhëhequra nga studentët dhe një krize politike që çoi në dorëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç në shtator. Protestat u nxitën nga zemërimi për korrupsionin e qeverisë Vuçiç dhe shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona në nëntor 2024.
‘SNS’ e Vuçiç, e cila ka dominuar politikën serbe që nga viti 2012, po garon nën listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”. Ndër sfiduesit e saj është “Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë”, e mbështetur nga studentët, e cila doli nga protestat pas shembjes së tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Lëvizja studentore ka kërkuar llogaridhënie për katastrofën, transparencë më të madhe dhe reforma për të forcuar sundimin e ligjit dhe institucionet publike. Pretendentët e tjerë përfshijnë Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), të udhëhequr nga Ivica Daçiç, koalicionin pro-evropian të Serbisë Evropiane dhe bllokun nacionalist të së Djathtës Autentike.
Parlamenti i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare, ndërsa një qeveri e re duhet të formohet brenda 90 ditëve nga konstituimi i parlamentit.
Votimi i së dielës shënon zgjedhjet e 15-ta parlamentare të Serbisë që nga futja e demokracisë shumëpartiake në vitin 1990 dhe zgjedhjet e 10-ta të parakohshme parlamentare.
