Vrasësi serial më gjakatar në Rusi ka kërkuar të lirohet në mënyrë që të mund të luftojë për ushtrinë e dështuar të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Ish-polici Mikhail Popkov, 58 vjeç, u mbiquajt “Ujku” pasi vrau 83 gra midis 1992 dhe 2012.
Në fakt mendohet se numri i viktimave të tij është rreth 200, megjithëse ai ka rrëfyer vetëm numrin më të vogël.
Ai synonte gratë që bënin gjëra që ai i shihte si “të pamoralshme”, do t’i joshte tek ai duke veshur një uniformë policie, do t’u ofronte grave një xhiro në makinën e tij të policisë dhe më pas i vriste brutalisht.
Ai përdori një shumëllojshmëri mjetesh, duke përfshirë thika, sëpata dhe kaçavida – përpara se të përdhunonte në mënyrë tronditëse trupat e tyre të pajetë. Dhe tani ai dëshiron të ndihmojë në luftën për Rusinë.
Çuditërisht, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror ta intervistonte atë pas hekurave javën e kaluar, ndërsa ai lutej të bashkohej me luftëtarët e Putinit.
Popkov pretendoi se kishte përvojë radio-elektronike që nga koha e tij si rekrut i Ushtrisë së Kuqe dhe shpreson të përdorë skemën famëkeqe të të burgosurve të Kremlinit, e cila ka liruar deri në 40,000 të dënuar në vijën e parë të frontit për të fituar lirinë e tij.