Qeveria gjermane do të shfuqizojë nga java e ardhshme, një urdhër që pezulloi disa prej shitjeve të armëve për Izraelin, pas një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, të arritur muajin e kaluar.
Siç bëri të ditur një zëdhënës, qeveria do të rikthehet te shqyrtimet ‘’rast pas rasti ‘’në vendimet mbi eksportet e armëve dhe do t’u përgjigjet zhvillimeve të mëtejshme.
Vendimi do të lejojë rifillim të eksporteve nga 24 nëntori. Gjermania, eksportuesi i dytë më i madh i armëve në Izrael pas SHBA, njoftoi pezullimin e disa shitjeve në Izrael në muajin gusht, mes presionit popullor në rritje për luftën në Gaza.
Vendimi preku armë dhe sisteme që mund të përdoren në Gaza po jo të tjera që konsiderohen të nevojshme për Izraelin, në mënyrë që të mbrojë veten nga sulmet të jashtme.
