Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka vulosur prioritetet e këtij vitit. Në një intervistë për “PRVA”, Daçiç thotë se që në javët e para pret që dhjetëra vende të heqin dorë nga njohja e Kosovës.

I pyetur për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi për Rusinë, Daçiç thotë se Beogradi nuk planifikon të bëjë një gjë të tillë.

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet. Janë tërheqje të cilat ne i kemi paralajmëruar. Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesat tona,”- tha Daçiç.