
Moti i keq ka shkaktuar të paktën 18 viktima në jug të SHBA-së, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Guvernatori Nathan Deal ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtate qarqe në Georgia, ku 14 persona humbën jetën. Katër personat e tjerë u vranë nga tornadot në Mississippi.
Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës. Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Florida.
Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert. Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet.
23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)