Departamenti i Shtetit ka hequr vizat që nga 1 qershori për shtetasit kinezë, pas urdhrit të Trump për të luftuar vjedhjen e pronës intelektuale në interent.


SHBA ka revokuar vizat e më shumë se 1.000 studentëve dhe studiuesve kinezë që thanë se kishin lidhje me ushtrinë kineze, duke i akuzuar disa për spiunazh, në mosmarrëveshjen e fundit midis superfuqive rivale.


Kina kishte “abuzuar me vizat studentore për të shfrytëzuar akademinë amerikane”, tha Chad Wolf, ushtrues detyre i sekretarit për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, në një fjalim të mërkurën. “Ne po bllokojmë vizat për disa studentë të diplomuar kinezë dhe studiues që kanë lidhje me strategjinë e bashkimit ushtarak të Kinës për t’i parandaluar ata nga vjedhja dhe përvetësimi i kërkimeve të ndjeshme”.


Ky veprim erdhi pas deklaratës në fund të majit nga Presidenti Donald Trump, i cili tha se “një nivel i caktuar i të diplomuarve punojnë për ushtrinë kineze, ndaj  ata do të bllokohen për të hyrë në SHBA.


Trump tha se shtetasit kinezë që studionin në SHBA kishin vjedhur pronën intelektuale dhe ndihmuan PLA.


Muajin e kaluar sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo, ndryshoi rregullat për vizat studentore, duke i thënë një emisioni radiofonik lokal: “Jo çdo student kinez që është këtu po punon në emër ose me urdhër të drejtimit të partisë Komuniste Kineze, por është diçka që Presidenti Trump ka marrë një vendim serioz ”.


Një zëdhënëse e departamentit nuk pranoi të jepte detaje mbi vizat e revokuara, duke përmendur ligjet e privatësisë, por tha: “Studentët e diplomuar janë me rrezik të lartë dhe ata që janë me stusdime master e doktoratyre përfaqësojnë një nëngrup të vogël të numrit të përgjithshëm të studentëve dhe studiuesve kinezë që vijnë në Shtetet e Bashkuara.”


Kinezët përbëjnë përqindjen më të madhe të studentëve ndërkombëtarë të universiteteve në SHBA., me rreth 370,000 të regjistruar në vitet 2018-19.


Zëdhënësja e DASH tha se SHBA vazhdoi të mirëpresë studentë dhe studiues nga Kina, “të cilët nuk i çojnë më tej qëllimet e partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak”.


Disa studentë kinezë të regjistruar në universitetet amerikane thanë se morën njoftime me email të mërkurën nga ambasada amerikane në Pekin ose konsullatat amerikane në Kinë duke i informuar ata se vizat e tyre ishin anuluar.


Gati 50 studentë që mbajnë viza akademike F1, përfshirë pasuniversitarë dhe studentë thanë në një dhomë bisede në WeChat se njoftimet deklaruan se do të duhej të aplikonin për viza të reja nëse dëshironin të udhëtonin në SHBA.


James Palmer, zëvendës redaktor i Politikës së Jashtme dhe reporter në Kinë, tha se studentët vizat e të cilëve u ishin revokuar po rendisnin detajet e tyre në një fletëllogaritëse në internet, dhe shumë shkolla kishin lidhje nominale me PLA.


“Një nga gjërat në lidhje me sistemin universitar kinez është se nuk është e pazakontë që njerëzit të diplomohen nga,Universiteti i Studimeve Ushtarake Jiangxi me një diplomë në pylltari ose letërsi angleze. Elementi ushtarak është trashëgimi në shumë raste”, shkroi Palmer në Twitter.


Kina tha në qershor se kundërshtoi me vendosmëri çdo lëvizje të SHBA për të kufizuar studentët kinezë nga studimi në SHBA. dhe nxiti Uashingtonin të bënte më shumë për të rritur shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.


Armiqësitë midis SHBA dhe Kinës janë përhapur në fronte të shumëfishta duke përfshirë sanksione të ndërsjella kundër zyrtarëve dhe një luftë tregtare të zgjeruar. Këtë javë Reuters raportoi se zyrtarët doganorë të SHBA-së po përgatiteshin për një ndalim të importit të pambukut dhe domates nga rajoni i Xinjiang, ku Kina po zbaton një goditje në shkallë të gjerë të njerëzve Uighur dhe pakicave të tjera etnike, për të cilat ekspertët thonë se përbëjnë gjenocid kulturor.


Kina mohon se i keqtrajton njerëzit në Xinjiang dhe se kampet janë qendra të riedukimit për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin. @ GazetaShqip