Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë gati për të ndërhyrë me qëllim zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas gazetës “Jerusalem Post”, e cila citon zyrtarë amerikanë dhe evropianë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund t’i paraqesë Iranit një ofertë të “shansit të fundit” për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin, ndërsa të dy vendet vazhdojnë të shkëmbejnë sulme të rënda me raketa.

Sipas mediave të huaja, propozimi i ri i Trump mund të jetë pak më i favorshëm për iranianët sesa oferta e fundit që SHBA-të i paraqitën Teheranit në qershor. Megjithatë, nëse oferta bëhet, sipas mediave ajo do të përfshijë një kërkesë që Irani të mos angazhohet në pasurimin e uraniumit.