Gjykata e Lartë ka vendosur që pilula e abortit mifepristone të përdoret për momentin. Por nga ana tjetër ka reduktuar periudhën e shtatzënisë kur mund të merret ilaçi dhe ndaloi shpërndarjen e tyre me postë.
Vendimi pezulloi përkohësisht vendimin e gjykatës së Teksas që miratoi ndalimin e përdorimit të barnave për të ndërprerë një shtatzëni.
Megjithatë, parandalimi i dërgimit të pilulës me postë përbën një reduktim tjetër të rëndësishëm të aksesit të abortit, një vit pas anulimit të Roe kundër Wade-it, që rezultoi në shumë shtete të ndalojnë në mënyrë efektive abortin.
Gjyqtari Samuel Alito, i cili mbikëqyr çështjet e urgjencën për gjykatat më të ulëta, të cilat kufizuan ose pezulluan miratimin e pilulës së përdorur gjerësisht të abortit, u dha kohë grupeve kundër abortit deri të martën pasdite për të paraqitur dokumente në përgjigje të apelimeve të paraqitura.
Çështja ka të ngjarë të shkojë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në gjykata, ne besojmë se ligji është në anën tonë dhe ne do të mbizotërojmë,” tha të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, duke folur me gazetarët nga Dublini gjatë një vizite nga presidenti Joe Biden.
Kundërshtarët që ngritën padinë e Teksasit kundër pilulës vitin e kaluar e cilësuan vendimin ne Gjykatës së 5-të të Apelit të SHBA-së si një fitore.
Mifepristoni u miratua nga FDA më shumë se dy dekada më parë dhe përdoret në kombinim me një ilaç të dytë, misoprostol.