Ushtria amerikane ka sulmuar një anije që dyshohet se ishte e përfshirë në trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor.

Gjatë këtij operacioni të paktën tre persona u vranë.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e personave të vrarë dhe as sasinë e drogës që dyshohej se transportohej nga motoskafi.

SHBA ka paralajmëruar se nuk do të lejojë trafikantët e drogës të kalon në Paqësor dhe se do të godasin çdo mjet lundriues që do identifikohet se po transporton drogë.

Forcat amerikane kanë shënjestruar anijet që dyshojnë se kontrabandojnë drogë përmes Karaibeve dhe Paqësorit lindor që nga shtatori 2025.