Ushtria amerikane ka njoftuar se forcat e saj kanë filluar sulmet ajrore kundër Iranit.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se sulmet janë “një përgjigje e fuqishme ndaj sulmeve të tentuara të djeshme nga Irani ndaj forcave amerikane me bazë në Lindjen e Mesme”, shkruan Sky News.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta godisnin Iranin “shumë fort”, duke shtuar se “është radha jonë”.

SHBA-të akuzuan Teheranin për një tentativë “sulmi të papritur” ndaj objekteve ushtarake amerikane në të gjithë rajonin gjatë natës së së martës, pas disa ditësh qetësie relative midis dy palëve.

Sipas Komandës, sulmet amerikane, të cilat zgjatën dy orë, kishin goditur “qendrat e komandës ushtarake, objektet e raketave dhe dronëve, vendet e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe kapacitetet detare iraniane”.