Ministria e Tregtisë e Kinës ka akuzuar Uashingtonin për shkeljen e rregullave ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare “dhe sensin e përbashkët” pasi Pekini rriti tarifat për mallrat amerikane në 125%.

Kina deklaroi se SHBA duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për “goditjet serioze dhe turbulencat e dhunshme” me të cilat përballen tregjet financiare globale.

Në një deklaratë, ministria pranon se SHBA ka ndaluar disa tarifa “nën presionin e Kinës dhe palëve të tjera”.

“Ky është vetëm një hap i vogël simbolik dhe nuk ka ndryshuar natyrën e Shteteve të Bashkuara që kërkojnë interesa private përmes shantazheve tregtare”, thuhet më tej në deklaratë.

Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin një hap të madh në anulimin e “tarifave reciproke” dhe “të korrigjojë tërësisht praktikat e saj të gabuara”