Kushdo që na kërcënon do të marrë përgjigjen e merituar. Ky ishte mesazhi që Presidenti I Shteteve të Bashkuara Donald Trump dha në mbledhjen e krerëve më të lartë të ushtrisë Amerikane që u mbajt këtë të martë në Virxhinia.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë I cili ripërsëriti për të disatën here zhgënjimin e tij me Vladimir Putin për luftën në Ukrainë thekoi se Washingtoni I ka treguar Moskës se nuk do të pranojë kurrsesi kërcënimet e saj dhe shembull për dicka të tillë mori zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore prane rusise pas kercenimit te ish presidentit Dimitry Medvedev. Trump tha se SHBA ka teknologji te fshehta ushtarake të paktën 25 vite më të avancuara se Kina dhe Rusia ,ndersa refuzoi të përdorte togfjalëshin fuqi beëthamore.
“Do ta bëjmë ushtrinë tonë më të fortë, më të ashpër, më të shpejtë, më të egër dhe më të fuqishme se kurrë më parë. Shpresojmë që të mos na duhet ta përdorim kurrë arsenalin tone atomik, sepse fuqia e atij arsenali është kaq i pabesueshme. Lëviza një ose dy nëndetëse në brigjet e Rusisë, vetëm për të qenë të kujdesshëm, sepse nuk mund t’i lejojmë njerëzit ta përdorin atë fjalë. Nuk dua te shkojme tek permendja e asaj fuqie.”
Trump deklaroi se eshte koha per ushtrine Amerikane qe te testohet sa e gatshme eshte per lufte nepermjet betejave qe duhet te beje ndaj Krimineleve ne Shtetet e tyre ndersa u ankua per mos marrjen e cmimit per Nobel. Nga ana tjeter Sekretari Amerikan i luftës Pete Hegseth i cili mbajti fjalën e tij përpara Presidentit Trump deklaroi se ndyshimi i emrit të Departmantit të Mbrojtjes në Departamentin e Luftës tregon se bota po jeton në një epokë ku paqja është e mundur vetëm nëpëmjet forcës dhe gatishmërisë për të luftuar.Hegseth dha direktivat e tij fizike për çdo ushtarë duke shtuar se kushdo që do të jetë gati për luftuar dhe të përmbush çdo kriter që duhet për postet e tyre.
Sekretari Amerikan I Mbrojtjes deklaroi eleminimin e programit te neutralitetit sa I perket gjinise ne forcat ushtarake te vendit ndersa shtoi se rritja ne detyre do te vij bazuar ne merite. Hegseth sulmoi administraten paraardhesve demokrate duke thene se usheheqesit e Pamatur dhe budallenj e kishin vendosur busullen ne drejtimin e Gabuar dhe per kete arsye ushtria Amerikane humbi drejtimine saj.Hegseth paralajmeroi se muajit ne vijim do te sjellin nje sere reformash qe do te sjellin fshirjen e dekadave ku ushtria Amerikane ka qene ne renie ndersa nje pergjigje e pati edhe per vendet armike. Sekretari Amerikan perdori frazen FAFO, nje shprehje zhargon qe nenkupton se kushdo qe provokon do te perballet me nje pergjigje te ashper.