
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vrasin Vladimir Putin!” Kjo ishte deklarata e fortë e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, duke folur në një intervistë për LBC-News.
Ai theksoi se SHBA-të do bëjnë gjithçka për të mbrojtur botën, nëse Rusia përdor armë bërthamore në konfliktin e saj me Ukrainën.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se lideri rus duhet të kuptojë se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
“Nuk jam dakord që nuk mund ta kapim dhe mendoj se ai e di këtë. Ju mund të pyesni Qasem Soleimani në Iran se çfarë ndodh kur ne vendosim se dikush është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Putini është një objektiv legjitim ushtarak… ai duhet të dijë se ai është në listën tonë të synimeve në këtë pikë”- tha ai.
NEW: Former US National Security adviser @AmbJohnBolton has told @AndrewMarr9 that if Vladimir Putin used nuclear weapons in Ukraine America could assassinate him. He said Putin needed to know that while it “might not happen the next day…he will be held accountable” @LBC
— Matthew Harris (@hattmarris84) October 11, 2022