Shefi i CIA-s, Burns thuhet se i ka ofruar Putinit një të pestën e territorit ukrainas (rreth madhësisë së Donbasit) për t’i dhënë fund konfliktit, si pjesë e një plani paqeje të hartuar në emër të Presidentit Biden.
Këtë e shkruan Newsweek, duke cituar gazetën zvicerano-gjermane Neue Zürcher Zeitung ndërsa raporton dhe përgënjeshtrimin e Shtëpisë së Bardhë.
Zëvendës-zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka deklaruar se lajmi “nuk është i saktë” dhe se të njëjtën gjë do ta thoshte edhe CIA.
Ndërkohë, zyrtarë të BE-së ndodhen sot në Kiev për samitin me Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se vendi po ecën para me anëtarësimin në BE.
Ne e meritojmë fillimin e negociatave tashmë këtë vit”, shkruan TgCom.