Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk u ka kërkuar shteteve të ndalojnë transferimet e armëve në Izrael dhe u ka bërë thirrje kompanive të ndalojnë praktikat biznesore që mbështesin vendbanimet e paligjshme në Palestinë.

“Ata duhet t’i japin fund transferimit në Izrael të armëve që rrezikojnë të përdoren për të shkelur ligjin ndërkombëtar. Kompanitë gjithashtu duhet t’i japin fund praktikave të biznesit që mbështesin vendbanimet e paligjshme”, tha ai.

Lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza, sulmet e vazhdueshme në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe pushtimi i Libanit jugor kanë ngritur shqetësim midis aleatëve të tij, ndërsa gjykatat ndërkombëtare vazhdojnë të hetojnë akuzat për krime lufte.